Duke nisur nga muaji dhjetor të gjithë punonjësit e administratës do ti nënshtrohen një konkursi dhe vetëm në këtë mënyrë ata mund të mbajnë vendin e punës. E që të qëndrosh në punë duhet të marrësh minimumi 51 pikë.
Testimit, sipas një kalendari kohor, do t’i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike. Të parë do të jenë punonjësit e Inspektoriateve. Provimi i parë do të zhvillohet në datën 9 dhjetor të 2017 e do ti nënshtrohen punonjësit e AKU dhe ata të drejtorive të bujqësisë. Po në këtë datë do të testohen punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.