Një 46-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, përdhunim dhe rrëmbime njerëzish është arrestuar këtë të premte nga policia e Durrësit.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në pranga ka rënë 46- vjeçari Ermal ( Alberto) Daci.
46- vjeçari është arrestuar në portin e Durrësit teksa po tentonte të kalonte kufirin.
Në një njoftim për mediet policia bën me dije se Daci është i dënuar me 10 vite 11 muaj burg Gjykata e Napolit në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni “, ”Rrëmbim personi” dhe ”Marrëdhënie seksuale me dhunë”.