Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Atdhe Xharavina është i njohur për deklaratat dhe statuset thumbuese në rrjetet sociale. Pavarësisht se është mjaft aktiv me ‘kunjat’ e tij në Instagram, ish-konkurrenti nuk sqaron asnjëherë se kujt i drejtohen, duke lënë kështu të hapura dyshimet për ndjekësit.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Atdheu publikoi një video në Instastory, ku në sfond dëgjohej muzika e reperit S4MM me titullin “Tradhtare.” Ndërsa po dëgjon këngën, ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë e drejton kamerën duke e fokusuar tek titulli i këngës.