INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po TI, cila vajzë je në shoqërinë tënde?

Po TI, cila vajzë je në shoqërinë tënde?

Publikuar më: 16:20 02-07-2018

Meshkuj, po e dashura juaj ku bën pjesë?

Në kohët e tanishme shoqëritë janë më të zgjeruara se dikur. Pra shumica e grupeve shoqërore kanë mbi 3 persona. Dhe nuk është gjë e keqe po ta mendosh. Është shumë mirë të kesh një mik për çdo situatë. Ne të intv.al sot do ju prezantojmë disa tipe të vajzave që bëjnë pjesë në çdo grup:

-Vajza e qetë
Sjellja e saj, përgjigjet e saj madje çdo gjë e saj do të jetë shumë e qetë.
Të dëgjon, të kupton por shumicën e kohës duket sikur nuk është fare prezente.

-“Egërsira”
Ajo është shpirti i çdo gjëje. Festa, shakatë, alkooli apo dhe humori përgjithsisht vijnë si rrjedhojë e sjelljeve të saj.

-E përgjegjshmja
Ti mund të mbështetesh gjithmontë te ajo për çdo problem apo shqetësim.Mund ti lesh edhe porositë e tua dhe ajo do i zbatojë më mirë se ti vetë.

-“Princesha”
Ajo është pika e dobët e babit ndaj do sillet sikur është dhe e juaja.Do llastohet, s’do i pëlqejë vendet që ju do zgjidhni për të dalë, e në fund do mërzitët derisa tekat e saj të plotësohen dhe ta zgjedhë ajo vendin se ku do të uleni.

-“Dramatikja”
Çdo situatë do zmadhohet qoftë edhe për arsyen më të vogël. Një kollë e lehtë do t’i mjaftojë për të mos dalë nga shtëpia sepse është “shumë” sëmurë.
KUJDES me shakatë që bëni me të. Ajo mund të keqkuptojë çdo fjalë që i thua dhe do krijojë debate të të gjitha llojeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543