INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po trafikonin 15 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen katër persona

Po trafikonin 15 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen katër persona

Publikuar më: 08:47 14-07-2018

Katër persona kanë rënë në pranga të Policisë së Shkodrës për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata u kapën nga blutë e policisë në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga vendi ynë drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze te informacioneve policore dhe një pune të mirëfilltë hetimore, u finalizua me sukses operacioni “Wrong Way”, ku u arrestuan ne flagrancë shtetasit:
Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë
Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë
Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201