Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë me kanbis sativa që po transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë. Dy shqiptarë janë vënë në pranga si dhe një 63-vjeçar shtetas i huaj. Transportimi i sasisë së drogës prej 213 kilogramësh po bëhej me një automjet ku udhëtonin të tre personat. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që goditet trafiku i drogës nga Shqipëria në Greqi. Në fundjavë u arrestuan dy shqiptarë nga policia greke që transportonin 392 kg kanabis.