Një shtetas shqiptar është vendosur në pranga nga policia Italiane pasi ju sekuestruan 8kg marijuanë në makinë.
Shtetasi i identifikuar me inicialet R.B, 40-vjeç në momentin e ngjarjes ka qenë me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, 11 dhe 7 vjeç.
Sipas policisë, gjatë kontrollit shqiptari nuk shfaqi ndonjë shenjë nervozizmi, por kur karabinierët vendosën që të bëni kontroll më të imtësishëm ai shfaqi shenjat e para të nervozizmit duke u thënë se i duhej të lëvizte pasi e kishte me nxitim.
Sasia e kapur nëse do hidhej në treg pritej të kapte shifrën e 100 mijë eurove.