INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po vijnë zgjedhjet?! Që prej 2005 punësimi në administratë rritet ndjeshëm

Po vijnë zgjedhjet?! Që prej 2005 punësimi në administratë rritet ndjeshëm

Publikuar më: 08:20 12-09-2018

Të gjithë duan të punojnë në shtet për shkak të lehtësirave dhe mentalitetit që ka më shumë siguri. Po kur ka zgjedhje në vendin tonë është bërë e udhës që listat e të punësuarve të rinj të zgjerohen. Ndaj punësimi në administratë shënoi rritje në tremujorin e dyte të vitit, me 170.652 të punësuar duke u zgjeruar me 3.7% në raport me tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT që i referohen listpagesave të tatimeve, punësimi në sektorin shtetëror ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2005, ku sektori publik numëronte mbi 175 mijë të punësuar.

3 vite vitet e fundit punësimi në sektorin publik është në rritje të shpejtë edhe pse qeveria ka ndërmarrë një reformë ristrukturimi me qëllim shkurtime të mëtejshëm në mandatin e dytë të qeverisjes.
Në kuadër të kësaj reforme, numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe eficiente. Por teksa numri i ministrive dhe agjencive në varësi të tyre është në ulje, nga ana tjetër punonjësit në administratën publike janë në rritje të shpejtë.
Sipas të dhënave zyrtare nga statistikat e sigurimeve për vitin 2017 shihet se numri i punonjësve në sektorin publik është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Në vitin 2017 ishin punësuar mbi 14 mijë persona më shumë se në vitin 2015, kur qeverisja Rama nisi reformën për një administratë të vogël.
Numri i të punësuarve në vitin 2017 është zgjeruar me 9.6 për qind në raport me vitin 2015. Punësimi në shtet sipas analizave që kanë bërë institucionet financiare vitin e kaluar është nxitur nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku zakonisht administrata publike pëson fryrje.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2017, Kryeministri bëri një organizim të ri të sistemit të qeverisjes dhe mënyrës së organizimit funksional, por shifrat zyrtare që i takojnë tremujorit të dytë të vitit tregojnë për një rritje të mëtejshme të punësimit në sektorin shtetëror. A mos janë afër zgjedhjet vendore?

Article Logic
Execution time: 0.0024750232696533