Peshojnë më pak se 300 gram por mund të revolucionojnë qiejt tanë: janë mikro-dronët, mini robotët fluturues që i shpëtojnë normave ligjore dhe që po gjejnë përdorim të madh, sidomos për filmimet nga ajri, gazetarinë dhe inspektimet e ndërtuesve.
Prezantimi i kësaj risie u bë në Romë në “Drone Expo”, një panair që qëndroi i hapur deri më 15 maj, kushtuar këtyre pajisjeve teknologjike. Mikro-droni peshon vetëm 300 gr dhe shmang nga çdo ligj në fuqi, në çdo vend.
Porositjet për këtë model droni kanë qenë të mëdha, madje edhe para panairit ai kishte njohur shtrirje të gjerë, duke u përdorur për qëllime të ndryshme.