Reperi Mozzik ishte i ftuar në puntatën e fundit të emisionit “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën.
Gjatë lojrave në studio ai u pyet edhe për emrin e një repereje shqiptare me të cilën dëshironte të bënte një bashkëpunim.
Mozzik tha emrin e Tayna-s dhe kaq ka mjaftuar që fansat të mos i mbajë vendi nga gëzimi, duke shpresuar për një bashkëpunim të ri.
Madje, vetë menaxheri i Tayna-s publikoi në InstaStory një foto të Mozzik të shkrepur gjatë emisionit, ndërsa krahas saj shkroi:
“Ja ke qëlluar për super hit”
I pyetur nga “Indeksonline”, Rinor Hykolli nuk i ka shuar shpresat për një bashkëpunim, megjithëse tani s’ka ende diçka konkrete.