Ajo është një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar, fama e së cilës u rrit shumë shpejt që në daljen e saj të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, por aventura në këtë emision zgjati vetëm një sezon. Rasheli gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale sidomos në Instagram ku numëronte shumë ndjekës, të cilëve u dhuronte gjithmonë foto provokuese duke shfaqur linjat e saj shumë të përfolura.
Pas largimit nga emisioni i Ermalit u përfol se do të ishte pjesë e Procesi Sportiv, por ajo qëndroi aty vetëm për disa puntata dhe fansat e saj mezi kanë pritur projektin e rradhës të bukuroshes. Është vetë Rasheli që ka “thyer heshtjen” në Instagram duke publikuar një foto të një dokumenti që mban në tavolinë me mbishkrimin “Diçka speciale po vjen së shpejti”.
Po t’i bëjmë pak “zoom” fotos duket se është diçka që ka të bëjë me prezantimin. Pra Rasheli do të prezantojë një event të rëndësishëm në Tiranë, por se çfarë eventi na mbetet ta mësojmë në ditët në vijim.