Aktori turk Erkan Pettekaya, i njohur nga të gjithë me rolin si Xhihani në serialin e famshëm “Fate të kryqëzuara”, është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Që prej pjesëmarrjes së tij në “Fate të kryqëzuara”, fansat e Xhihanit në Shqipëri janë rritur ndjeshëm.
Aktori do të jetë i ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, emision i Linda Imamit i cili nis transmetimin ditën e sotme në “Klan Kosova”.
Erkan ka mbërritur në Kosovë dhe fansat e kanë filmuar aktorin në qytetin e Prishtinës, teksa endej në rrugë duke folur në telefon dhe më pas futet në ambientin e një ndërtese.
Aktori 48-vjeçar është i martuar që prej vitit 2003 me partneren e tij, Didem Petekkaya, me të cilin ka një djalë të quajtur Cem Cano.