Kanë kaluar vetëm tre muaj nga lindja e vajzës së saj por tashmë në trupin e Zaimina Vasjarit, nuk ka asnjë “gjurmë” nga shtatzënia. Këngëtarja prej disa ditësh ndodhet në Turqi, ku po relaksohet me familjen e saj. Por ditën e sotme ajo i ka befasuar gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku është shfaqur me bikini.
Me një trup të tonifikuar dhe pa asnjë shenjë nga lindja, Zaimina duket në formë perfekte, e veshur me trupore të kaltër, teksa pozon buzë një pishine. E themi me plot bindje që Zaimina është mami më seksi që ju kanë zënë sytë.