Loredana dhe Mozzik janë ndoshta çifti më i përfolur i showbizit shqiptar për momentin. Pas ribashkimit të tyre, dyshja “pushtoi” mediat rozë me lajmin se së shpejti mund të bëhen me fëmijë të dytë.
Mirëpo, a është e vërtetë? Burime pranë çiftit kanë zbuluar për “Prive” se Loredana nuk është në pritje të ëmbël. Sipas këtyre burimeve, një fëmijë i dytë është thjesht dëshirë e reperes.
Për momentin, familja e tyre nuk do të zgjerohet. Loredana është e fokusuar te karriera dhe po punon për një klip të ri.