INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po zhytemi thellë e më thellë! Rritet borxhi i jashtëm, qeveria humarrësi më i madh

Po zhytemi thellë e më thellë! Rritet borxhi i jashtëm, qeveria humarrësi më i madh

Publikuar më: 11:13 11-06-2019

Edhe këtë vit borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare është rritur. Kjo për shkak të zgjerim të borxheve të reja që ka marrë qeveria.

Banka e Shqipërisë raporton se borxhi i jashtëm bruto në 3 muajt e parë të këtij vit shënoi një rritje prej 6% dhe shkoi rreth 8.411 milionë euro.
Huanë më të madhe e mban qeveria me rreth 46% të totalit të borxhit të jashtëm. Pjesa tjetër është shpërndarë midis sistemit bankar 17%, sektorëve të tjerë 36% dhe autoritetit monetar me 1%.
Në fund të muajit mars detyrimet e qeverisë së përgjithshme u vlerësuan në 3.860 milionë euro dhe janë kryesisht hua afatgjata dhe obligacione. Ndërsa stoku i borxhit të jashtëm bruto i sistemit bankar shënon rreth 1.434 milionë euro.
Ndërkaq edhe në fund të 2018, borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me rreth 31 milionë euro. Teprica e huave afatgjata u zgjerua me rreth 35 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve ra me 4 milionë euro.
Banka e Shqipërisë argumentoi se efekti i kursit të këmbimit të valutave kryesore ka qenë disi pozitiv dhe në masën 39 milionë euro, kurse diferencat e rivlerësimit u shënua 5 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824