INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po zjen në universitete!

Po zjen në universitete!

Publikuar më: 10:43 01-02-2016

Lëvizja për universitetin, është vënë në lëvizje. Përfaqësues të saj kanë deklaruar në Zoom In, në In Tv se kanë nisur organizimin për të kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë edhe pse ai është miratuar tashmë. Pas gjuatjes me vezë të kryeministrit Rama dhe disa protestave para kryeministrisë, studentët po përgatiten për mosbindje të reja civile. Ligji pritet të shkojë në dyert e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë fakultetet kanë nisur të ndjejnë ngërçet e para, mes paqartësive të ligjit të cilit nuk i janë aprovuar as aktet nënligjore. Në Zoom In, të Dielën në In Tv, disa nga dekanet e fakulteteve shqiptare bënë këto deklarata:

Artan Fuga, dekan i Gazetarisë: Vlera e diplomave në Shqipëri është zero.

Fuga: Jam i dëshpëruar për gjendjen ku ndodhet arsimi i lartë në Shqipëri. Sistemi godet pedagogët, pedagogët godasin studentët.

Fuga: Universitetet private financojnë gazeta dhe Tv, që janë te detyruar të bëjnë kompromise me qeverinë, sepse ajo ju krijon proleme pastaj universiteteve të tyre. Në këtë mënyrë sistemi mbyllet.

Shezai Rrokaj, dekan i Histori-Filologji: Kërkimi shkencor në Shqipëri nuk ka shkuar më shumë se 0.15% financim. Një fakt skandaloz. Çfarë kërkojnë nga universitetet dhe thonë pastaj nuk prodhojnë, kur s`i japin asnjë fond.

Altin Shegani, dekan i fakultetit të drejtësisë: Ne nuk kemi asnjë opinion negativ apo xhelozi në raport me strukturat universitare jo publike. Por ligji nuk vepron i barabartë për të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846