IN SPORT
Podolski në gjurmët e Schweinsteiger, largohet nga kombëtarja gjermane

Podolski në gjurmët e Schweinsteiger, largohet nga kombëtarja gjermane

Publikuar më: 13:35 15-08-2016

Një tjetër fitues i Kupës së Botës më 2014 ka vendosur të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë. Lukas Podlski, pas 129 ndeshjeve dhe 48 golave të shënuar, vendos tërheqjen.

Sulmuesi ndjek shembullin e kapitenit dhe shokut të tij të ngushtë, Bastian Schweinsteiger, me të cilin edhe e nisi karrierën në kombëtare më 2004, në finalet e kampionatit evropian.

Por, ndryshe nga Schweinsteiger që mbeti jashtë formacionit titullar vetëm për arsye dëmtimi, Podolski e kishte humbur prej kohësh vendin në skuadër, duke qenë zëvendësues në Brazil e Francë.

Dy të larguarit e fundit bashkohen me Lahm, Klose e Mertesacker midis kampionëve të botës në vendimin e tyre për të mos luajtur më me kombëtaren.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003197193145752