Poemblu ka nisur nga sfidat që tani dhe nuk po flasim për faktin që i lë prindërit pa gjumë pjesën më të madhe të netëve. Këtë vit të ri, çifti Ledri dhe Sara e nisën duke publikuar foton e parë në profilin e vetë Poemblu në ‘Instagram’. Që nga ajo ditë, bebushja ka arritur në plot 32.6k ndjekës, një shifër goxha e lartë në kaq pak kohë.
Nga ana tjetër babai i saj, me një karrierë të gjatë në skenat shqiptare, ka arritur të mbledhë ndër vite 1.6 milion ndjekës. Ndërsa Sara numëron 302k ndjekës, shifër kjo që u rrit ndjeshëm pasi lidhja me Ledrin u bë publike, sepse më herët profili i saj ishte privat.
Me një llogari të thjeshtë sa mendoni se do shkonte numri i ndjekësve të Poemblu pas një viti, kur në vetëm një muaj jetë po bën namin? Epo ka shumë mundësi që ndjekësit të shkojnë më shumë tek faqja e saj, sepse aty ka video dhe foto të pjesës më të bukur, të Sarës dhe Ledrit bashkë.