Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha së fundmi i ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj në Instagram. Ajo ju ka dhënë mundësinë të pyesin çfarë të duan dhe bukuroshja t’iu përgjigjet. Ashtu siç mund të pritej, ndër të gjitha pyetjet e mundshme nuk mund të mungonte edhe ajo për zgjerimin e familjes.
“A do të ketë Poem një motër apo vëlla?”, ishte pyetja e ndjeksit së cilës Sara iu përgjigj kështu:
“Patjetër që do të ketë. Vetë mos pyet kur”.
Si duket Ledri dhe Sara i kanë planet e qarta që Poem nuk do të jetë fëmijë i vetëm. Se kur do të zgjerohet familja Vula ende nuk e dimë as ne.... dhe as vetë Sara.
Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit në Instagram, një prej tyre e ka pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë për herë të parë.
“A është e vështirë të kesh një fëmijë? A të ka ndryshuar?”, e ka pyetur ndjekësi, teksa Sara është përgjigjur: 100% po. E dëgjon shpesh por nuk mund ta kuptosh derisa të ndodh ty vetë. Është një eksperiencë shpenguese dhe një udhëtim roller coaster. Sakrifikon rehatinë tënde për të tyren dhe koha nuk është më e jotja. Por ia vlen shumë.”, u përgjigj Sara.