INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Poeti Juri Talvet në Durrës. Arsyeja? [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:02 07-09-2016

Kultura estonezë ka zënë vend për dy ditë me radhë në qytetin bregdetar të Durrësit. E përfaqësuesi më dinjitoz nuk mund të ishte tjetër, përveç poetit Juri Talvet, i cili është autor i shumë botimeve. “Ditët e Kulturës estonezë” ishin një rast i mirë dhe për qytetin bregdetar të Durrësit, për të promovuar vlerat kulturore. Ndaj për dy ditë me radhë aktivitetet janë zgjedhur të mbahen në Muzeun Arkeologjisë, tw ë marten, ndërsa këtë të mërkurë në Pallatin e Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit.
Në ditën e dytë të aktivitetit, ishte i pranishëm poeti Juri Talvet, ku për nder të tij janë recituar disa nga poezitë më të famshme të poetit.
Ndërkohë gjatë aktivitetit “Ditët e kulturës estoneze” janë shkëmbyer mendime mbi kulturën e të dy vendeve, ndërsa gjatë gjithë kohës në sfond është luajtur muzikë e zgjedhur lirike.

Po kush është Juri Talvet?
Ai është njëherësh poet, eseist, kritik letrar, përkthyes dhe profesor. Talvet lindi më 17 dhjetor 1945 në Parnu të Estonisë. Që nga viti 1992, është profesor i “Letërsisë botërore”, drejton “Shoqatën estoneze të letërsisë së krahasuar”.
Juri Talvet është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të tilla si çmimi poetik “Juhan Liiv” (1997), Urdhri i Yllit të Bardhë i Republikës Estoneze (2001), Medalja e Tartu-së (2008), Urdhri i Qarkut të Alatskivi (2015), etj. Ndërsa në vitin 2011 ai u bë anëtar aktiv i “Akademisë Ndërkombëtare Lindje-Perëndim” (Rumani), ndërsa që nga viti 2016 është anëtar i “Akademisë Evropiane”.
Ndërkohë për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti u kujdesën Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Bashkia e Durrësit, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Bibliotekës Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749