Pogba është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Por një deklaratë aspak e mirë ka ardhur nga Sam Allardyce, ish-trajneri i Anglisë ka folur në “TalkSport”: “Tifozët kanë kohë që presin paraqitje të mëdha nga ai. A do të vinë ndonjëherë?”.
“Është 25 vjeç, ndoshta duhet të pranojmë se nuk do të jetë kurrë ai që priste klubi dhe tifozët. Të gjithë kanë thënë se ka luajtur shumë mirë në Botëror? Nuk më duket, ndoshta duhet të shkoj tek okulisti”.
“Ai luan gjithmonë me ulje-ngritje dhe nuk po bën atë për të cilën paguhet shumë”, kanë qenë deklaratat e Allardyce.