Pogba prej kohësh është përfolur se do të largohet nga klubi i tij aktual, Manchester United dhe si destinacioni kryesorë është Barcelona. Së fundmi për këtë mundësi ka folur edhe mbrojtësi i "Blaugranas" Pique, ku ka thënë se duhet të presim edhe disa kohë që ky transferim të kryhet.
"Unë di shumë pak se çfarë është duke ndodhur mes Pogbas dhe Mourinhos. Kjo gjë, marrëdhënia e tyre, është një gjë private”, ka thënë fillimisht Pique.“Ajo çfarë unë e di për Pogban është që ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe për momentin luan për Manchester Unitedin. Duhet të presim për të parë nëse ai dëshiron të ndryshojë klubin”.
“Do të ishim shumë të lumtur ta kemi atë këtu, natyrisht. Në duamë lojtarët më të mirë në Barcelonë. Por, e respektojmë Manchester Unitedin sepse është klubi i tij. Deri në momentin kur ai ose klubi të thonë diçka, ai mbetet lojtar i Manchester Unitedit”" ka shtuar më pas mbrojtësi i Barçës. Kjo sipas mediave britanike, nënkupton se për transferimin e Pogbas, Barca duhet të presi deri në merkaton e Janarit pasi në Angli është mbyllur merkatoja e verës dhe United nuk gjen dot një zëvendësues për Pogban