INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pogradec, Basha thirrje Ramës: Deri më 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugë

Pogradec, Basha thirrje Ramës: Deri më 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugë

Publikuar më: 13:42 12-02-2019

Kreu i Partisë Demokratike ka vazhduar turin e vizitave me banorët, ndërsa ditën e sotme ka takuar nga afër qytetarët e Pogradecit.

Nga Pogradeci Basha tha se në këtë qytet janë mbyllur 500 biznese, për shkak të taksave të larta dhe për këtë arsye kreu i PD-së i bëri thirrje të mblidhen në Tiranë më 16 shkurt dhe të rrëzojnë qeverinë.
"Nga Porgradeci dua t’ja them qartë, nuk je kryeministri i Shqiptarëve, je kryehajdut, je trafikant. Deri më 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugë se më 16 shkurt populli do të të trajtojë si kryehajdut. Ju garantoj se 16 shkurti do të jetë dita kur të kthehet demokracia europiane, do të jetë dita kur qytetarët nuk do ta kenë më frikë qeverinë, por do të jetë dita kur qeveria do ti ketë frikë qyetarët. Por duhet të jemi të vendosur që kështu si jemi mbledhur sot, të mblidhemi në Tiranë më 16 shkurt. Ky është një kryeministër që ka mbrojtur ata që duhen dërguar në burg dhe ka futur në burg qytetarët e pafajshëm’, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111