INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pogradec: Burrë e grua u vranë për para nga një i afërt

Pogradec: Burrë e grua u vranë për para nga një i afërt

Publikuar më: 11:13 01-03-2017

Burrë e grua, prindër të dy fëmijëve u gjetën rreth 10 ditë më parë të vdekur në një kasolle, afër banesës ku jetonin. Në fillim burimeve nga grupi hetimor, dyshuan se ishte 23 vjeçarja Fatbardha Torra autore e krimit, duke vrarë burrin me një dru pas koke, e më pas duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Por kjo është hedhur poshtë nga dëshmia e babait të Erzenit, i cili ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë, duke hedhur dyshimet se djali dhe nusja e tij mund të jenë vrarë nga dikush tjetër.
Dëshmia e babait të Erzenit, por edhe ato të fqinjëve të çiftit kanë bërë që hetimet të thellohen edhe në këtë pistë. Sipas deklarimeve të tyre, Fatbardha nuk kishte konflikte me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte dy fëmijë.
Vetë babai i Erzenit përjashtoi mundësinë që Fatbardha të ishte autore e krimit, pasi sipas tij ata kishin marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, por edhe me familjarët e tjerë, ndërsa kërkoi hetime të mëtejshme nga policia.
Nisur nga kjo pista e re e hetimeve hedh dyshime se autor i krimit të dyfishtë mund të jetë një i afërm i familjes Torra. Ndërkohë mësohet se në banesën e çiftit ka pasur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ia kishin dërguar dy prindërit që jetonin prej kohësh në SHBA, por që janë zhdukur pas ngjarjes së rëndë. Dyshohet se personi që ka kryer krimin, të ketë pasur dijeni për këto para. Viktimës, Erzen Torra nuk i është gjetur as portofoli dhe as dokumentet e makinës.
Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe po vlerëson provat e gjetur, ndonëse ende nuk ka një persona të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432