Një makinë është hedhur në erë me eksploziv në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në lagjen nr 2 në Pogradec.Në çastin e shpërthimit nuk ka patur njeri në mjet.
Policia informon se shpërthimi i automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B, në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje është shënuar rreth orës 03: 45 minuta të 1 prillit 2017
Policia e Korçës informon: “Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qënë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasese (eksploziv). Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve.