2 familje janë alarmuar sot në qytetin e Pogradecit pasi 3 të mitura kanë humbur kontaktet me ta. Familjarët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici për humbjen e vajzave. Nga hetimet e bëra deri tani, dyshohet se dy motrat B.Ç 16 vjeç dhe L.Ç 14 vjeç janë larguar me fqinjen e tyre A.B 16 vjeç. Gjithashtu dyshohet se largimi i tyre lidhet me një histori dashurie. Policia ka nisur menjëherë kërkimet edhe pse ende vendondodhja e tyre nuk dihet.