Nëse shihni dikë në mesin e natës me një telefon në dorë, në kërkim të dikujt, mos u shqetësoni, po përpiqen thjesht të gjejnë e detektojnë pokemonin e rradhës.
Loja e famshme “Pokemon GO” është bërë më popullorja në botë në vetëm një javë. Sipas statistikave të fundit, ky aplikacion është shkarkuar më shumë se 10 milionë herë për Android dhe Apple, në mbarë botën, duke u përhapur shumë jo vetëm në Azi dhe në Amerikë, por tashmë edhe në Europë. Analistët financiar gjykojnë se kjo lojë po i siguron krijuesve të saj një shifër prej 5 milionë dollarë të ardhura në ditë!