Zyrtarisht Pokemon GO është shpallur aplikacioni më i suksesshëm.
Së fundmi ai ka vendosur t'ia kalojë edhe Tinder, një aplikacion i krijuar për t’i ardhur në ndihmë personave që kërkojnë shpirtin binjak online. E habitshme është se tani që Pokemon GO ka fituar këtë popullaritet, ka vendosur të shtojë gamën e “shërbimeve” që ofron, duke shtuar një opsion të ri ku përdoruesit mund të takohen në një zonë të caktuar për të kapur pokemonin e rradhës ose zemrat e njëri-tjetrit. ‘Pokedates’ do të quhet ky opsion i cili do të ketë pak a shumë të njëjtin funsksion si Tinder. Strategji e zgjuar!