INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polica greke liron biznesmenin shqiptar Edmond Bego

Polica greke liron biznesmenin shqiptar Edmond Bego

Publikuar më: 11:10 22-08-2018

Biznesmeni Edmond Bego është lënë ditën e sotme i lirë pas arrestimit të pak ditëve nga forcat greke.

Bego mbahej në paraburgim në Korfuz për llogari të drejtësisë italiane, pasi është dënuar në vendin fqinj për trafik të lëndëve narkotike në 2008 me 21 vite burg.

Ndërsa ditën e sotme ka reaguar policia italiane e cila ka deklaruar se ndaj biznesmenit shqiptar nuk ka asnjë çështje të hapur.

Arrestimi i Edmond Bego, solli një mori reagimesh në politikën shqiptare.

Opozita akuzoi qeverinë se po mbron pjesëtarin e bandës së Aldo Bares.

Ndërkohe që vetëm një ditë më parë, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, duke pranuar se ka njohje familjare me të dhe familjen e tij, paralajmëroi se edhe ky blof do të përfundonte si rasti Babale.

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879