INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policë civilë në Tiranë, kujdes kur qarkulloni

Policë civilë në Tiranë, kujdes kur qarkulloni

Publikuar më: 15:54 15-08-2018

Mos u çudisni. Gjatë lëvizjes me automjetin tuaj në kryeqytet tashmë mund të gjobiteni edhe nga policët civilë. Nuk ka rëndësi nëse je me makinë apo motor, por ju do të kontrolloheni nga policët civil në çdo moment nëse përdorni telefonin celular, mbani korsinë e duhur apo përdorni kaskën. Është policia e shtetit e cila ka bërë publik lajmin teksa sheh me shqetësim shkeljen e Kodit Rrugor nga përdoruesit e rrugës.
Policia e Shtetit:
Vijojnë kontrollet, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civile në rrugët urbane, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës, siç janë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj;
Dhe vetëm nga kontrolli i parë i policëve civil në 48 orët e para shkeljet kanaë qenë të shumta nga përdoruesit e rrugës. Por edhe gjobat nuk kanë munguar.
Policia e Shtetit:
• 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari
• 58 drejtues motomjtesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
• 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit
• 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik
• 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori
Policia paralajmëron çdo përdorues të rrugës se ajo do të jetë në gatishmëri në çdo aks rrugor dhe do të marrë masa ndëshkimore për të gjithë ata që nuk respektojnë Kodin Rrugor gjatë lëvizjes në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879