INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policë, kamera, gardh metalik dhe graso rreth Kryeministrisë

Policë, kamera, gardh metalik dhe graso rreth Kryeministrisë

Publikuar më: 10:03 16-03-2019

Për të shmangur çdo incident policia ka ka marrë disa masa për mbrojtjen e godinës së Kryeministrisë, në protestën e sotme të opozitës.

Në terren janë rreth 1600 efektivë policie. Dera e Kryeministrisë është pa skela, por rrethimi metalik është në një parametër edhe më të gjatë. E gjithë godina është e rrethuar nga një gardh metalik.

Gjthashtu, rreth Kryeministrisë janë shumë kamera sigurie të instaluara për të bërë skanimin më të mirë të zonës dhe njëherësh identifikimin e protestesve, në rast incidentesh.
Shtyllat ku janë vendosur kamerat janë të lyera me graso.

Kjo masë është marrë për të shmangur dëmtimin e kamerave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268