Në prag të nisjes së seancës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, në sheshet e Prishtinës është shtuar numri i policëve.
Policët të veshur edhe me jelekë antiplumbë në numër më të madh shihen në hyrje të Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë.
Partia Demokratike e Kosovës, do ta mbështes mocionin e mosbesimit për Qeverinë Mustafa. Ky vendim është marrë në mbledhjet e mbajtura sot.
‘Indeksonline’, mëson se PDK do ta mbështes sot mocionin e opozitës. Ndërkohë, zgjedhjet pritet të mbahen më 11 qershor.