Dy policë janë konfliktuar rëndë me një të ri, konflikt ky që degraduar deri në dhunë fizike, pasi policët kanë qëlluar me shkelma e grushte të riun.
Sipas denoncimit anonim te “Jeta osh Qef”, djali me motorr tentoi të largohej nga postblloku i policisë por ata i kanë prerë rrugën dhe pasi e kanë prangosur e shtrirë përtokë e kanë qëlluar me shkelma e grushte. Denoncuesi thotë se një djalë tjetër që ishte bashkë me personin në video mundi të largohej me vrap.
Gjithashtu njëri nga policët nuk ka përmbajtur as inatin dhe nervat dhe ka përfunduar edhe duke e sharë të riun.