Koronavirusi e ka gjetur aktoren seksi Olta Gixhari në Spanjë, aty ku po jeton së bashku me partnerin e saj.
Në një lidhje direkte me "A2", ajo tregoi se i pëlqen shumë Spanja, por ata që e bezdisin janë policët.
Olta u shpreh se ata kanë rregullta strikte dhe sa herë del nga shtëpia e pyesin me detaje. Aktorja tregoi se dje mori të ëmën në telefon dhe duke qarë i tregoi ç'i ndodhi.
‘Vetëm policët nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thashë mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj, me kë po jetoj, pse po shkon në supermarket, çfarë po haj, çfarë po blej, u çmenda’, tha Olta.