INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Policët’ shqiptarë, tmerr në Itali. Banda me 7 vetë kreu 82 grabitje

‘Policët’ shqiptarë, tmerr në Itali. Banda me 7 vetë kreu 82 grabitje

Publikuar më: 09:20 14-06-2016

Policia italiane ka vënë në pranga shtatë persona, italianë dhe shqiptarë, të cilët duke u shfaqur si policë, kryenin vjedhje e mashtronin të moshuarit duke u marrë shuma parash e sende me vlerë.

Të arrestuarit janë pjesë e një bande, e cila kryente më shumë se një grabitje në ditë, madje duke vjedhur para apo sende me vlerë deri në 50 mijë euro.

Hetimet e policisë për të kapur këtë bandë kanë nisur në janar 2015.

Aktiviteti i këtyre “policëve” shqiptarë dhe italianë ishte vendosur në qytetet Pavia, Kremone, Lodi, Piacenza, Milano, Bergamo dhe Brescia.

Sipas policisë ky grup akuzohet për 82 grabitje. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur radio marrëse dhe sende të tjera që i përdornin për të kryer vjedhjet.

“Ka ndodhur një vjedhje”, ishte ky kodi kur shkonin për të grabitur.

Nëse të moshuarit i kuptonin, i spërkatnin me spraj djegës ose i lidhnin dhe më pas vazhdonin punën të qetë.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127