INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Polici: “Shefi L.A flirton me punonjësen…”

Skandal në Polici: “Shefi L.A flirton me punonjësen…”

Publikuar më: 10:51 21-03-2016

Një oficer policie në Komisariatin e Burrelit ka provokuar nisjen e disa hetimeve të brendshme. Shkak janë bërë mesazhet e shumta që ai u dërgonte drejtuesve më të lartë, deri edhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke denoncuar aferat seksuale në këtë komisariat. Pas hetimeve është zbuluar se personi që i dërgonte këto mesazhe është oficeri i policisë, B. Xh.

Kryefjala e SMS-ve kishte lidhje me moralin e burrave e grave që punojnë në radhët e Policisë, në Komisariatin e Matit. Në të shumtën e rasteve në to shkruhej se “X” zyrtar apo punonjës policie ka lidhje intime me “Y” punonjëse të këtij institucioni.

Mësohet se mesazhet vinin nga një numër i paregjistruar.

 “Shefi L.A. flirton me punonjësen …” ishte njëri nga SMS-të që i ka shkuar edhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përveç akuzave për lidhje intime mes punonjësve, janë dërguar mesazhe për lidhjet e oficerëve dhe punonjësve të Policisë me kontingjentë të krimit.

“Filani ka lidhje me elementë kriminalë”,

Ky mesazh ka sjellë dhe largimin ose transferimin e disa punonjësve të policisë lokale.

Article Logic
Execution time: 0.0026371479034424