INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polici grabitës, flet babai i tij: Është ndarë nga gruaja dhe është në gjendje të vështirë ekonomike

Polici grabitës, flet babai i tij: Është ndarë nga gruaja dhe është në gjendje të vështirë ekonomike

Publikuar më: 09:34 17-03-2016

Eduart Budini, grabitësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u kap dje nga policia e Gjirokastrës pas publikimit të videos, ku i merrte paratë një taksisti në Tiranë. 30-vjeçari është babai i një vajze të vogël dhe aktualisht është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Babai i tij, Feti Budini tregoi për gazetën “Panorama” se i biri kishte aplikuar edhe për t’u bërë pjesë e repartit RENEA, por nuk kishte arritur. Ai është pjesë e FNSH dhe jeton në Këlcyrë. I ati thotë se gjendja e tij ekonomike është e vështirë.

Ai është i ardhur në Këlcyrë nga fshatrat e thella të Përmetit dhe jeton aty prej disa vitesh së bashku me familjarët e tjerë. Feti Budini, i ati i Eduartit, tregon se djali i tij ka qenë korrekt me shtetin dhe kurrësesi nuk do ta merte një hap të tillë të dënueshëm. Ai nuk përjashton asgjë, ndonëse i vjen keq që i biri i tij është shëndërruar në një person të rrezikshëm.

Uniformat blu e kishin identifikuar dhe e kishin zbardhur ngjarjen para se ta denonconin si rast dhe të kërkonin ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0021381378173828