INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polici i ‘’egër’’ del nga loja/ Gati program i ri që vërteton fjalët e kriminelëve

Polici i ‘’egër’’ del nga loja/ Gati program i ri që vërteton fjalët e kriminelëve

Publikuar më: 10:20 02-07-2019

Teknologjia do të ndryshojë dhe mënyrën sesi policët do marrin në pyetje të dyshuarit për krime. Deri tani kriminelët të cilët nuk tregonin të vërtetën, i merrte në pyetje polici më i ‘egër’, i cili herë pas here për të marrë informacionet e nevojshme mund të ushtronte dhe dhunë ndaj tyre.

Së fundmi policia në Londër ka gjetur një zgjidhje më të butë dhe po trajnon efektivët për të punuar me një program të inteligjencës artificiale e cila gjatë kohës së marrjes në pyetje të të dyshuarve analizon dhe mimikat e tyre.

Ky sistem i ri i quajtur Facesoft analizon lëvizjet fytyrës, ose shprehitë e pavullnetshme që ndodhin kur njerëzit gënjejnë.

Policia e Londrës kanë filluar ta testojnë këtë sistem jo vetëm për të analizuar nëse të dyshuarit po thonë të vërtetën apo jo, por edhe për të monitoruar sjellje e të burgosurve.

Ky program paralajmëron nëse një grup të burgosurish po bëhen gati për të bërë sherr në ambientet e izolimit pasi vërehet se mimikat e tyre duken më agresive.

Sistemi i identifikimit të emocioneve është krijuar nga firma britanike Facesoft dhe pritet të përdoret nga policia në të gjithë botën.

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275