INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polici i Portokalli-së ka një sekret martesor që ndan me ne [VIDEO]

Polici i Portokalli-së ka një sekret martesor që ndan me ne [VIDEO]

Publikuar më: 17:57 11-12-2016

Edhe pse preferon të mos ndajë shumë nga jeta e tij private, Flor Binaj është treguar i hapur për të folur në studion e Arjolës, për marrëdhënien që ka me bashkeshorten e tij, Sadina.

“Jam njohur me Sadinen që në lice. Të dy studionim për pikturë. Ajo ishte në vit të parë, ndërsa unë në të katërtin. Sapo e pash ishte një zë i brendshëm që më tha se ajo ishte e duhura dhe nuk jemi ndarë që nga ajo kohë”, tregon “polici” më i famshëm në Shqipëri.

“Kemi 13 vite bashkë, por vetëm përpara 2 vitesh vendosëm që të martohemi edhe përpara ligjit, në gjendjen civile. Ishte një dasmë shumë romantike”, tregon Flori me humor. “Ndërkohë që të ne martoheshin, të tjerë vinin të paguanin dritat, ose merrnin certifikatat e tyre personale, ishte shumë bukur”.

Ndiqni intervistën e plotë në këtë link:

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652