INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polici i ''Portokallisë'', nuk duron më, shpërthen kundër politikës: Kur popullit nuk i dëgjon hallet...

Polici i ''Portokallisë'', nuk duron më, shpërthen kundër politikës: Kur popullit nuk i dëgjon hallet...

Publikuar më: 19:29 31-03-2018

Kryengritja e Veriut të Shqipërisë kundër tarifës së Rrugës së Kombit është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale ditën e sotme, duke marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Sipas tyre protesta në Rrugën e Kombit duket se hapi një fazë të re të rezistencës popullore, kundër goditjeve politike.

I fundit që ka reaguar mbi këtë ngjarje ka qenë aktori i Portokallisë, Florian Binaj i cili ka reaguar ashpër kundër politikës.

Në një postim në Facebook, aktori shprehet se sot populli dallonte vetëm nga uniformat, pasi hallet janë të njëjta.

“Nuk jam pro dhunës por kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën...Dhe vendimet e gabuara ose të pamenduara të qeveritarëve dhe qeverive, i vuajnë mbi supe ata që i sollën në pushtet...populli i shkretë që sot ndryshonte vetëm nga uniforma por jo nga halli...Nuk duhet të rrahim njëri tjetrin për gabimet e pushtetit!Respekt për ata që u çuan të protestonin paqësisht dhe për policët që u përpoqën ta mbanin paqësore”, ka shkruar Flori.

Capture-37.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026590824127197