Një incident ka ndodhur në Fier, ku një polic privat ka plagosur me armë kolegun e tij në ambientet e punës.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF ka plagosur me armë shtetasin E.M, 32-vjeç.
58 vjeçari në ambientet e zyrave të SHPSF së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë nga ku pritet të merret vendimi për 58-vjeçarin.