INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polici vret veten me armën e shërbimit në punë

Polici vret veten me armën e shërbimit në punë

Publikuar më: 08:33 24-04-2018

Një inspektor policie vret veten gjatë ushtrimit të detyrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda komisarit të Policisë së Fierit. Sipas të dhënave të para inspektori policisë i ka dhënë fund jetës brenda ambienteve të punës, duke përdorur armën e shërbimit gjatë orëve të para të ditës së sotme.
Nga të dhënat e para mësohet se inspektori i policisë që i dha fund jetës është identifikuar si shtetasi Kastriot Fafa, 46-vjeç. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:
“Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0018188953399658