Policia po vijon aksionin për lirimin e plazheve publike në Shqipëri. Si rezultat i operacionit policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.
Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.
Ndërsa në plazhin e Durrësit janë liruar rreth 1000 m2 plazh.
Pronarët e subjekteve të proceduar janë shtetasit me iniciale D.D. e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“.