Policia Rrugore ka ndërmarrë një aksion gjatë natës për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Nga kontrollet me radarë në rrugët e Tiranës ka rezultuar se 23 drejtues mjetesh po lëviznin me shpejtësi nga 138 km/h deri në 175 km/h. Policia ka marr masa ndaj tyre duke u pezulluar Lejet e Drejtimit për shpejtësi gati dy fish mbi normat e lejuara. Po kështu gjatë kontrollit është konstatuar se disa shoferë po drejtonin mjetin nën efekin e alkoolit. 5 drejtues mjetesh rezultuan se ishin në gjendje të dehur në masën nga 0.70 mg/l, deri na 0.75 mg/l ndërsa 21 leje drejtimi u pezulluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit nga 0.20 mg/l deri në masen 0.45 mg/l. 17 automjete u ndaluan administrativisht për detyrime te pashlyera dhe u morën 9 masa administrative për mungese të sigurimit të detyrueshem dhe kontroll teknik. Po kështu janë konstatuar mjete me xhama të errta, 7 masa administrative janë marr për ta. Policia Rrugore bën me dije se janë marr e 37 masa administrative për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.