INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia arreston personin e 6-të të grabitjes së milionave eurove në Rinas! Njihej me pseudonimin ‘’daja’’

Policia arreston personin e 6-të të grabitjes së milionave eurove në Rinas! Njihej me pseudonimin ‘’daja’’

Publikuar më: 18:54 26-04-2019

Policia ka arrestuar shqiptarin nga Kosova, autori i gjatë grabitjes, i cili mban pseudonimin 'daja' dhe ka pasur rol të rëndësishëm në ngjarjen e 9 prillit.

Operacioni i zhvilluar pak minuta më parë te Shkëmbi i Kavajës, është finalizuar me arrestimin e 50 vjeçarit me shtetësi kosovare, ndërsa pritet dhe njoftim zyrtar nga Policia.

Shqiptari nga Kosova u identifikua nga një prej bashkëpunëtorëve të grabitjes, i arrestuari Alkond Brengasi, i cili tregoi se ishte takuar te 'Shkëmbi i Kavajës' me Admir Muratajn dhe dy personat e tjerë.

Sipas dëshmisë së Brengasit në Polici, me Muratajn ishin dhe dy shtetas kosovarë, njëri 50 vjeçari i cili u arrestua pak më parë me pseudonimin 'Daja' dhe tjetri i shpallur në kërkim, me nofkën “Tani”.

 

DEKLARATA ZYRTARE E POLICISË

"Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal”,- sqaron policia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031299591064453