Një motoçiklist i pakujdesshëm në paradën e Harley Davidson kishte hipur edhe dy vajzat e vogla në motorr. Gjatë ditës së shtunë, mes mijëra motoçiklistëve, ishin edhe dy vajza të vogla të veshura me të bardha e cila pothuajse iu prekte trotuarin, teksa ngisnin motorët me 50 kmh.
Gjithashtu vajzat nuk ishin të pajisura me helmetë.
Teksa i filmonin me celularë nëpër duar, njerëzit dukeshin të habitur nga pamja që kishin përpara syve.
Policia e vuri re që mes paradës së Harleyt ishin edhe dy fëmijë, 5 dhe 8 vjeç dhe arrestoi prindërit e vajzave.
Një zyrtar u shpreh se diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë. Por përveç kësaj, rezultoi se pesë motoçikleta, pjesëmarrëse në paradë, ishin vjedhur dhe kishin vlerën e 265.000 eurosh.