Aksioni i Pilicisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike të zëna nga tregtarët, ka qenë shkaku i degradimit të një sherri në grushta mes policisë dhe tregtarit. Videot që janë bërë në afërsi të tregut të “Medresesë” dhe tregojnë pamjet ku policia bashkiake është duke u konfliktuar me tregtarët.
Siç raportojnë qytetarët, policia ka shkuar për të marrë mallin që ishte ekspozuar në rrugë dhe si pasojë, tregtarët kanë reaguar ashpër, janë bërë agresivë e kanë ushtruar dhunë.