INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia ''blindon'' Kryeministrinë përpara nisjes së protestës opozitare

Policia ''blindon'' Kryeministrinë përpara nisjes së protestës opozitare

Publikuar më: 19:00 08-07-2019

Edhe pak kohë na ndan nga protesta e 10 kombëtare e opozitës së bashkuar. Kjo është e para e organizuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit të bojkotuara nga shumica e partive opozitare. 

Janë plot 1300 forca policie që ndodhen në sheshin përpara Kryeministrisë, por edhe në institucionet e tjera që ndodhen shumë afër godinës kryeministrore.

Në tarracë janë të vendosura FA dhe snajperistët siç raporton edhe "BlakanWeb". Ka gjithashtu kamera që janë përdorur edhe më herët në protesta opozitare. Ka barriera metatlike që janë vendosur pranë Kryeministrisë.

Në brezin e parë do të ketë policë që nuk janë të pajisur me armë. Përpara kryeministrisë ka edhe një tribunë dhe pritet të përdoret për mbajtje fjalimesh. Policia ka dhënë leje deri në orën 22.00.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998