INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia ''blindon'' zonën ku ndodhi shpërthimi, në gjendje të rëndë 2 prej të plagosurve

Policia ''blindon'' zonën ku ndodhi shpërthimi, në gjendje të rëndë 2 prej të plagosurve

Publikuar më: 13:22 15-07-2019

Vijon paniku në zonën e Bllokut, në Tiranë, përkatësisht në rrugën “Vaso Pasha”, aty ku një shpërthim i fuqishëm gazi lëndoi katër persona.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi mendohet se ka rrezik për një tjetër shpërthim, për shkak se ka ende vatra zjarri.

Policia ka “blinduar” pallatin dhe nuk lejon asnjë banor të futet brenda.

Ndërkohë dy nga katër personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në  bodrumin e argjendarisë në Bllok ndodhen në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve, pronarë të argjendarisë.

"Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se çifti i të moshuarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin. Dy të plagosurit e tjerë, Ardaniel Serjani 23 vjeç dhe Eneda Nura 18-vjeç, ndodhen në spitalin e Traumës.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775