INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia bllokoi mjetet lundruese, revoltohen pronarët në Durrës

Policia bllokoi mjetet lundruese, revoltohen pronarët në Durrës

Publikuar më: 11:23 01-08-2017

Pas bllokimit të mjeteve lundruese ujore, bllokim i cili ndodhi pas tragjedisë ku vdiq turistja 16-vjeçare ruse, pronarët e mjeteteve lundruese në Durrës janë hedhur në protestë.

Pronarët e këtyre mjeteve kanë deklaruar se kanë marrë paralajmërime të prera nga policia kufitare, ndonëse jo me shkrim, ku iu bëhet e qartë se në rast të nxjerrjes së mjeteve në det, do të gjobiten.

Subjektet në fjalë e konsiderojnë të padrejtë këtë paralajmërim për aq kohë sa kanë një licensë nga bashkia e Durrësit.

“Kemi marrë lejet përkatëse, i kanë stacionet e motorëve të ujit, por nuk lejohemi të ushtrojmë aktivitetin tonë. Demi që na bëhet është shumë i madh”,- shprehet njëri nga pronarët e revoltuar.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249